Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përmendur arritjet gjatë kohës kur ai ishte në krye të qeverisë, duke theksuar rritjen ekonomike prej 4.7% në vitet 2018–2019, historinë e rritjes së buxhetit për shëndetësi, arsim dhe mirëqenie, si dhe lehtësimet fiskale për bizneset, raoprton GazetaBlic.
Ai ka theksuar kthimin 100% të Trepçës dhe krijimin e mbi 12,000 vendeve të reja të punës falë politikave zhvillimore.
Postimi i plotë:
Në qeverisjen Haradinaj, Kosova u drejtua me vendime që sollën rritje, stabilitet dhe zhvillim real.
Rritje ekonomike e projektuar prej 4.7%, një nga më të lartat në rajon, e konfirmuar në raportet ekonomike të viteve 2018–2019.
Rritje historike e buxhetit në shëndetësi, arsim dhe mirëqenie me mbi 600 milionë euro më shumë brenda dy viteve të qeverisjes.
Lehtësime të fuqishme fiskale për bizneset, ulje të barrës tatimore dhe heqje të taksave për pajisje, lëndë të parë dhe prodhim vendor.
Kthimi 100% i Trepçës, duke i dhënë fund çdo pretendimi serb dhe duke krijuar bazë të sigurt për zhvillim ekonomik kombëtar.
Mbi 12,000 vende të reja pune të raportuara nga ATK vetëm në tremujorët e parë të vitit 2019 falë rritjes së prodhimit dhe politikave zhvillimore.


