Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj në ditën e Evropës që festohet në Kosovë, ka bërë thirrje që kosovarët të mos mbesin të izoluar, por që sa më parë të liberalizohen vizat për ta, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se vendet e BE duhet t`i njohin të arriturat në Kosovë.
Shkrimi i plotë:
Kosova i ka përqafuar vlerat e përbashkëta europiane dhe vizion i saj i palëkundur është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
Sot në Ditën e Evropës edhe njëherë i bëjmë thirrje shteteve anëtare dhe institucioneve të BE-së, që të njohin dhe pranojnë të arriturat e Kosovës, dhe të mos vazhdojnë të mbajnë qytetarët e Kosovës edhe më tutje padrejtësisht të izoluar nga familja të cilës natyrshëm i takojnë.
Më shumë Evropë në Ballkan do të thotë më shumë mundësi, rritje e zhvillim.
Urime Dita e Evropës!
Szunyog: E ardhmja e Kosovës është në BE, nuk ka alternativë tjetër


