Lajme

Ramush Haradinaj ndjek garën e skijimit në Deçan, thekson potencialin e Kosovës për turizëm malor

03/15/2026 15:14
nga:Genita C

Ramush Haradinaj, ka ndjekur nga afër një garë skijimi të organizuar në Bjeshkët e Nemuna, në zonën e Deçan, raporton GazetaBlic.

Gara u organizua nga Komuna e Deçanit dhe Federata Skitare e Kosovës, duke mbledhur sportistë dhe dashamirë të sporteve dimërore. Haradinaj theksoi se është inkurajuese rritja e interesimit për skijim dhe sporte dimërore në vend.

Sipas tij, bukuritë natyrore dhe terrenet e përshtatshme të bjeshkëve tregojnë qartë potencialin që ka Kosova për zhvillimin e turizmit malor dhe sportit të skijimit.