Lajme

Ramush Haradinaj nderohet në Yonkers për shërbimin e tij ndaj Kosovës

10/21/2024 08:58
nga:G C

Në një ceremoni solemne në qytetin Yonkers, New York, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u vlerësua me Mirënjohjen e Qytetit nga Kryetari i Yonkers, z. Mike Spano. Në këtë rast, Spano shpalli zyrtarisht 20 tetorin 2024 si “Dita e Nderuar e Ramush Haradinajt”, duke e nderuar për shërbimin e tij të palodhur ndaj Kosovës dhe përkushtimin në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të vendit, raporton GazetaBlic.

Gjithashtu, në këtë ceremoni u shpall 20 tetori 2024 si dita zyrtare e ngritjes së flamurit të Kosovës në Yonkers.

Haradinaj shprehu mirënjohjen e tij për këtë nderim, duke e dedikuar atë bashkëluftëtarëve të tij të UÇK-së dhe ushtarëve amerikanë që kanë shërbyer në Kosovë. Ai theksoi rëndësinë e miqësisë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke u angazhuar për një të ardhme të fortë dhe të zhvilluar për Kosovën.

“Ky çmim është një dëshmi e përpjekjeve tona të përbashkëta për një Kosovë më të mirë. Zoti e bekoftë popullin e Kosovës! Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë miqësinë tonë të përjetshme!” – u shpreh Haradinaj.