Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Kurti.
”Kritikën kryesore ndaj kryeministrit Kurti e kam korrupsionin”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Ai në emisionin “Politiko” në Kanal 10, tha se në seancë ministri i sotëm Liburn Aliu, ministrja Albulena Haxhiu dhe ministri i brendshëm, Xhelal Svecla ma kishin kërkuar largimin e Nexhat Krasniqit, si i korruptuar.
”Këta tre: Liburn Aliu, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Svecla janë të korruptuar, sepse punojnë me Nexhat Krasniqin”, tha ai.
Haradinaj tha se pos këtyre tre ministarve, edhe Albin Kurti është hajn.
Sipas tij, Albin Kurti duhet të ftohet nga prokuroria për punën që po e bën me “babën e tenderëve”.