Lajme

Ramush Haradinaj: Lista e koalicionit për Kosovën Fituese është një kombinim i mrekullueshëm

01/28/2025 11:45
nga:N K

Kryetari i AAK-së, njëherit kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka folur për listën e kandidatëve të Koalicionit për Kosovën Fituese, shkruan GazetaBlic.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se kjo listë është një kombinim i mrekullueshëm.

Sipas tij, lista përmban emra të njohur të dijes e të politikës, me njerëz që nuk janë zbrapsur para asnjë sfide në 30 vjetët e fundit.

Po ashtu, Haradinaj tha se pothuajse gjysmën e listës, emra që garojnë për të parën herë.

Tutje, ai tha se të gjithë të përgatitur për vizionin tonë për Kosovën Fituese, e që është: Kosova në NATO, me ekonomi të zhvilluar, drejtësi dhe mirëqenie të përgjithshme.

Postimi i plotë: