Debat

Ramush Haradinaj, Kryeministri n’ardhje

09/01/2022 22:53
nga:Gazeta Blic

Shkruan: Ardian Azemi, zyrtar për informim në AAK

Ngjitja e sërishme në pushtet e Ramush Haradinajt, por kësaj radhe edhe me fuqinë e votës si parti politike, nuk nënkupton ardhjen në pushtet të një njeriu kryeministër që duket me fizik më të zhvilluar se kryeministri aktual, por nënkupton krijimin e mundësive të reja për popullin e për shtetin për tu zhvilluar e për tu integruar në botë e për tu anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

Që Haradinaj është ndryshe, madje shumë më ndryshe se kryeministri aktual e se ata paraprak, e dëshmojnë vendimet e marra në pak muajt e tij si kryetar qeverie.

Inxhinierët që flasin për filozofi, më së paku meritojnë të jenë në krye të shtetit.

Edhe më hiç ata që rrugën deri tek pushteti e kanë të shtruar me mashtrime e rrena, me shpifje e inate. Kosova ka dhënë shumë për të qenë e lirë, andaj nuk i duron idiotët në krye të vendit, ata që shkatërrojnë gjithçka për ndërtimin e së cilës nuk ishin pjesëmarrës.

E ardhmja jonë e përbashkët ka nevojë për Haradinajn kryeministër tash. Jo nesër sepse vonohemi.

Pushteti aktual është rritë duke shpifur për Ramush Haradinajn, sepse ishte dhe mbetet pengesa e vetme për të dhe për liderin e tyre, kryeministrin sot, Albin Kurtin.

Nuk ka marre se me pritë presidentin malazez, Gjukanoviç me ardhë në Kosovë e me na dhënë të vërtetën fytyrës; çështja e demarkacikonit mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk ka përfunduar, përderisa partia në pushtet dhe lideri i saj edhe sot vazhdojnë të refuzojnë se vërtetë nuk është temë e mbyllur çështja e demarkacionit.

Haradinaj është i vetmi lider në Kosovë dhe përgjithësisht tek shqiptarët i cili nuk i ka borxh të kaluares. Është i pastër si loti kombëtarisht e njerëzisht. Ai asnjëherë nuk ka shpifë për të tjerët për interesa krejt personale, i ka thënë hapur të gjitha edhe atëherë kur ai e ka ditë saktë se i kushton në votë.

Haradinaj po vjen në pushtet sepse është i vetmi lider me të cilin mund të lidhë çfardo kontrate me të bashkësia ndërkombëtare. I besojnë sepse nuk i tradhton, i besojnë sepse nuk mashtron për pushtet, ngase e kanë provuar shumë herë e çdo herë në fjalë u ka dalë.

E kemi thënë disa herë, shumë tema të hapura sot nuk do të ishin kësisoj nëse do të ishte kryeministër Haradinaj. Nuk është subjektive kjo, urdhëroni dhe hulumtoni e keni për ta parë se është kështu siç themi.

Më unifikues edhe një nuk e gjenë si ai.

Jemi në rrethana të vështira, më të vështirat prej se jemi të lirë. Secilën ditë po e shohim Republikën tonë kah shkatërrohet në secilën pikëpamje, në të njëjtën kohë përballemi me një pushtet që çdo ditë e shpërfaq apetitin për diktaturë, madje edhe sjelljet i ka në përputhje të plotë me diktaturën.

Është në dorën tonë ta shpëtojmë atë çka ka mbetur për tu shpëtuar!