Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar para takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Haradinaj ka thënë se Kurti po do marrëveshje “për mos-sulmim me Serbinë, nën një emër si marrëveshje e marëdhënieve të mira, e që është kthim prapa”.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Ne kemi interes për marrëveshje finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi.
Mashtruesi po don marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë, nën një emër si marrëveshje e marëdhënieve të mira, e që është kthim prapa.
Siguria e plotë për Kosovën arrihet duke e shpejtuar antarësimin në NATO.


