Lajme

Ramush Haradinaj: Glauk Konjufcën mund ta votojmë për kryekuvendar

05/23/2025 11:02
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Ai tha se edhe pse nuk është përgjegjësi e tyre i kanë dhënë disa propozime për daljen nga kriza.

Haradinaj pohoi se do ta votonin ish-kryeparlamentarin Konjufca.

“Edhe pse nuk eshte pergjegjësi e jona sërish e kemi dhënë një propozim për daljen nga kriza.Do të japim votën për kandidat të VV-së që është unifikues, kemi përmend Bogujevcin dhe Selimin, por do të mujshim me votu edhe zotin Konjufca, ish kryetarin” tha Haradinaj.

Ndërsa i pyetur nëse do t’a votonte Fatmir Limajn nëse propozohej si kryeparlamnetar, Haradinaj pati këtë përgjigje.

“Nuk kemi diskutu rreth kësaj në Aleancë, rrugëtimi i tij është ndaras dhe nuk mund flas.

Haradinja tha se anëtarët që kanë qenë në kabinetin qeveritar Kurti s’i votojnë por se do të votonin ndonjë tjetër nga VV-ja.

“Anëtaret e Qeverisë Kurti si votojmë por ka shumë të tjerë që mundet t’i votojmë” tha Haradinaj raporton “Gazeta Blic”.