Lajme

Ramush Haradinaj: Do të rrënojmë keqpërdorimin e pushtetit dhe do të rikthejmë besimin përmes demokracisë

12/11/2025 20:18
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se besimi dhe angazhimi i tij nuk janë dobësuar edhe në ditët më të vështira, raporton GazetaBlic.

Ai ka kujtuar mbështetjen e familjeve, popullit dhe miqve ndërkombëtarë gjatë luftës dhe themelimit të shtetit të Kosovës.

Haradinaj ka nënvizuar se liria e fjalës dhe demokracia do të mbrohen, duke rikthyer besimin, shpresën dhe zhvillimin për vendin përmes votës së qytetarëve.

Postimi i plotë:

Ditët e mira do të agojnë.

Kurrë se kam humbë besimin, e nuk jam dorëzu edhe në ditët më të rënda me bashkëluftëtarët.

Na kanë dhënë zemër, forcë e besim, familjet e tyre, populli që ishte me ne, kudo në frontet e luftës dikur.

Na inkurajonin miqtë ndërkombëtarë, edhe në temat më të vështira kur po i krijonim themelet e shtetit të Kosovës.

Nuk e humbim kurrë besimin, sepse të sinqertë e kemi angazhimin.

Nuk zbrapsemi, anipse ofendojnë e shpikin propagandë me synim me shkatërru gjithçka në kujtesë.

Ne luftuam për lirinë e fjalës, që operon në kritikë, këshillë e protestë. Mirëpo e keqperdorën deri në ekstrem rrugëtimin për një pushtet i cili po i dalldisë deri në çmenduri.

Por, ne do ta rrënojmë këtë shembull të keq. Me rrugën e demokracisë, me votën e popullit e cila e rikthen besimin tek zhvillimi.

Do të bëhemi krah njëri tjetrit.

Do t’ia kthejmë Kosovës miqtë.

Do ta rikthejmë shpresën për zhvillim.