Kreu i AAK-së ka vlerësuar mbështetjen dhe bashkëpunimin në Pejë, duke theksuar vendosmërinë për një ndryshim të vërtetë në Kosovë, raporton GazetaBlic.
Ai u shpreh mirënjohës për qytetarët dhe nënvizoi se Aleanca do të qëndrojë gjithmonë krah Kosovës.
Postimi i plotë:
Aleanca krah Pejës. Peja krah Aleancës! 🪽
Takimi në Pejë dëshmoi edhe një herë vendosmërinë dhe këmbënguljen e përbashkët për ndryshim të vërtetë në Kosovë.
Jam thellësisht mirënjohës për njerëzit që i kam krah dhe për mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Kjo forcë që buron nga besimi i ndërsjellë na bashkon më shumë dhe na bën më të vendosur për rrugën përpara.
Aleanca gjithmonë krah Kosovës!


