Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj sërish ka folur për rritjen e çmimit të energjisë elektrike e ku ka ftuar prokurorin që të hetojë fryerjen e faturave të rrymës, raporton Gazeta Blic.
Ai i ka thënë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se kriza energjetike nuk mund të zgjidhet përmes punësimeve të militantëve të VV-së në KEK.
Reagimi i plotë:
Ftoj Prokurorinë të hetojë fryerjen e faturave të energjisë
Kryeministër kriza energjetike në Kosovë nuk zgjidhet me punësimin enorm të militantëve partiakë e as të atyre që sipas teje janë për dasma e kanagjegje.
A je i vetëdijshëm se faturat e energjisë pas shtrenjtimit në shumë raste e tejkalojnë dyfishin, e ka dyshime serioze se ato janë fryrë përtej çdo tarife, kategorie apo kriteri.
Sot kur është e qartë se qytetarët kanë mbetur krejtësisht vetëm, ftoj organet e hetuesisë që krahas hetimeve për punësime abuzive në KEK, të fillojnë hetimet edhe për faturat e fundit të energjisë.
Ka dyshime serioze që qytetarët janë vjedhur.


