Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se më 13 shtator 2025, në ora 13:00 në Hotel Venus, Prishtinë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të hapë zyrtarisht fushatën për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit, raporton GazetaBlic.
Me sloganin “Dritë për Komunat”, AAK thekson sukseset në qeverisjen lokale dhe performancën e lartë të kryetarëve të saj.
Haradinaj ftoi qytetarët dhe përkrahësit që t’i bashkohen kësaj ngjarjeje për të nisur së bashku rrugëtimin drejt një zhvillimi të barabartë për të gjitha komunat.


