Ish kryeministri i Kosovës njëherit kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës Albin Kurti sa i përket rritjes së çmimeve të produkteve elementare, raporton Gazeta Blic.
Ky reagim i Haradinaj vjen pasi sot në Kosovë një litër vaj ka shkuar deri në 3.50 cent.
Ai ka pyetur Kurtin se kush është duke e sabotuar shtetin duke aluduar në tregtarët që po rrisin çmimet brenda natës.
Reagimi i plotë:
A je në tokë të bukës o Albin Kurti. Kush është ka ta saboton shtetin?! A po sheh se matrapazët po ta godasin popullin.
Një litër vaj brenda natës po të shtrenjtohet gati dyfish!
A je edhe ti pjesë e këtij skenari, apo je shndërruar në “komisar për moral”!
Zgjohu o Kryeministër e kryje detyrën që ta ka dhënë populli, ose lësho rrugë. A po e sheh se është ka soset durimi!
Pronari i fabrikës së vajit i tregon Kurtit arsyen e ngritjes së çmimit


