Sporti

Ramsey dhe Juventus ndajnë rrugët

11/19/2021 18:54
nga:E K

Karriera e Aaron Ramsey te Juventusi pritet të përfundojë në merkaton e dimrit.

Lojtari është shumë duke zhvilluar shumë pak ndeshje dhe nuk po arrin t’a bind trajnerin Massimiliano Allegri që të marrë më shumë minuta në fushë, përcjell GazetaBlic Sport.

Mesfushori i Juventusit ka luajtur vetëm pesë ndeshje në sezonin 2021-22 për ‘Zonjën e Vjetër’, që do të thotë se ai tashmë ka më shumë minuta me kombëtaren e Uellsit sesa me klubin nga Torino.

Ramsey është rikthyer i dëmtuar nga kombëtarja dhe ende nuk është e mundur të konfirmohet se ai është i aftë për të luajtur për Juventusin.

/GazetaBlic Sport/