Manchester City arriti fitore të madhe dje ndaj rivalit direkt për titull Arsenal duke e mposhtur në Etihad me rezultat 4-1.
De Bruyne me dy gola, Haaland dhe Stones me nga një shënuan për triumfin e Citizens ku për Gunners realizoi Holding, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshje për media foli portieri i Arsenal, Ramsdale.
“Reagimi im i menjëhershëm është zhgënjimi. Ne erdhëm këtu për të fituar dhe nuk ia dolëm. Nuk kemi luajtur për 9 muaj për të qenë në këtë situatë, nuk mund të ankohemi e as të heqim dorë. Nëse ndodh diçka, ne duhet të jemi aty për të ndërhyrë.
Manchester City të ndëshkon nëse nuk je i qetë në fushë. Ishte e vështirë të futeshim në lojë, por në të njëjtën kohë nuk po e shtynim veten sa duhet në pjesën e parë. Ata ishin të pamëshirshëm dhe shënuan dy gola. Kur do, City bëhet i frikshëm, por ne nuk duhet të dorëzohemi dhe jemi ndër më të mirët e Premier League. Ne do të luftojmë deri në fund për t’u përpjekur ta përfundojmë sezonin në krye”, është shprehur portieri i Arsenalit.
/GazetaBlic Sport/


