Lajme

Ramosaj në takim me gratë e Deçanit- Secila prej jush është shtylla e shtëpisë, forca e shoqërisë dhe zemra e këtij vendi

10/02/2025 19:35
nga:Y I

Kryetari i Deçanit njëherësh kandidat i AAK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 12 tetorit, Bashkim Ramosaj, ka mbajtur takim me gratë e këtij qyteti.

Ramosaj tha se secila prej tyre është shtylla e shtëpisë, forca e shoqërisë dhe zemra e këtij vendi.

“Faleminderit secilës prej jush për mbështetjen e sinqertë dhe për rolin e pazëvendësueshëm që keni në çdo hap të rrugëtimit tonë.Me Aleancën dhe numrin 174, vazhdojmë këtë rrugë me respekt e dashuri për gjithçka që përfaqësoni ju” shkruan Ramosaj raporton “Gazeta Blic”.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë:

Pas çdo familjeje të fortë, qëndron një grua e jashtëzakonshme.

Sonte pata kënaqësinë e madhe të jem mes grave të Deçanit, të urta, të guximshme e të palodhshme. Secila prej jush është shtylla e shtëpisë, forca e shoqërisë dhe zemra e këtij vendi.

Faleminderit secilës prej jush për mbështetjen e sinqertë dhe për rolin e pazëvendësueshëm që keni në çdo hap të rrugëtimit tonë.

Me Aleancën dhe numrin 174, vazhdojmë këtë rrugë me respekt e dashuri për gjithçka që përfaqësoni ju.

#FLASIMmePUNË
Sinqerisht,

Bashkim Ramosaj