Lajme

Ramosaj viziton Qendrën për Punë Sociale: Institucion që luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e qytetarëve tanë në nevojë

10/07/2025 17:48
nga:Sh R

Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka vizituar Qendrën për Punë Sociale, një institucion që luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e qytetarëve tanë në nevojë, raporton GazetaBlic.

Ramosaj shpreh mirënjohjen për punën e palodhshme dhe përkushtimin e stafit.

Postimi i plotë:

Sot vizitova Qendrën për Punë Sociale, institucion që luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e qytetarëve tanë në nevojë.

Shpreh mirënjohjen time për punën e palodhshme dhe përkushtimin e stafit, të cilët çdo ditë janë pranë familjeve dhe individëve që kanë nevojë për kujdes e mbështetje.

BR