Lajme

Ramosaj viziton disa biznese në Deçan: U mirëprita ngrohtësisht nga njerëz punëtorë që çdo ditë kontribuojnë për zhvillimin e Deçanit

10/08/2025 15:58
nga:Sh R

Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka vizituar disa nga bizneset në komunën e Deçanit, ku u mirëprit nga njerëz punëtorë e të përkushtuar që çdo ditë kontibuojnë për zhvillimin e qytetit, raporton GazetaBlic.

Ramosaj falenderuar secilin prej tyre për mikpritjen dhe për kontributin e çmuar që i japing komunës së Deçanit me punë, ide e vision.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të vizitoj disa nga bizneset e komunës sonë 🤝, ku u mirëprita ngrohtësisht nga njerëz punëtorë e të përkushtuar që çdo ditë kontribuojnë për zhvillimin e Deçanit.

Faleminderit secilit prej tyre për mikpritjen dhe për kontributin e çmuar që i japin komunës sonë me punë, ide e vizion! ❤️👏

Sinqerisht,

Bashkim Ramosaj