Lajme

Ramosaj takime me qytetarë të Deçanit: Mirënjohës për besimin dhe mbështetjen tuaj të pakursyer!

09/08/2025 21:45
nga:G B

Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, sot është takuar me shumë qytetarë, me  të cilët ka biseduar për të arriturat dhe për hapat që i presin, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur mirënjohës për besimin dhe mbështetjen e tyre.

“Deçani është zemra e komunës sonë, me njerëz të përkushtuar, punëtorë dhe të ndershëm”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Deçan ❤️

Sot, në qytetin e Deçanit, pata kënaqësinë të takohem me shumë qytetarë, të bisedojmë për të arriturat tona dhe për hapat që na presin. Deçani është zemra e komunës sonë, me njerëz të përkushtuar, punëtorë dhe të ndershëm.

Mirënjohës për besimin dhe mbështetjen tuaj të pakursyer!