Lajme

Ramosaj takim me stafin e QKMF-së, Deçan: Shëndetësia ka qenë dhe mbetet një ndër prioritetet kryesore të mia!

10/03/2025 19:39
nga:Y I

Kryetari i Deçanit njëherësh kandidat i AAK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 12 tetorit, Bashkim Ramosaj, ka takuar stafin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan.

Ramosaj u ka shprehur mirënjohen për punën e tyre të palodhshme, përkushtimin e përditshëm dhe rolin e pazëvendësueshëm që kanë në kujdesin ndaj shëndetit të qytetarëve.

“Falë angazhimit profesional të këtij ekipi, shërbimet shëndetësore janë më afër çdo familjeje, ndërsa cilësia e kujdesit po rritet çdo ditë.Shëndetësia ka qenë dhe mbetet një ndër prioritetet kryesore të mia si kryetar dhe të komunës që drejtoj” shkruan Ramosaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të takoj stafin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan. 👩‍⚕️👨‍⚕️

Në këtë takim shpreha mirënjohjen time për punën e tyre të palodhshme, përkushtimin e përditshëm dhe rolin e pazëvendësueshëm që kanë në kujdesin ndaj shëndetit të qytetarëve tanë.

Falë angazhimit profesional të këtij ekipi, shërbimet shëndetësore janë më afër çdo familjeje, ndërsa cilësia e kujdesit po rritet çdo ditë.

Shëndetësia ka qenë dhe mbetet një ndër prioritetet kryesore të mia si kryetar dhe të komunës që drejtoj. 🤝❤️

#FLASIMmePUNË #AAK174 ✅

Me respekt,
Bashkim Ramosaj