Lajme

Ramosaj takim me banorët e fshatrave Maznik dhe Dashinoc- Faleminderit për përkrahjen dhe besimin tuaj të madh

09/18/2025 21:12
nga:Y I

Kryetari i kësaj komune njëherësh kandidat i AAK-së për Deçanin, Bashkim Ramosaj, ka mbajtur takim me banorët e fshatrave Maznik dhe Dashinoc.

Ramosaj tha se ashtu si edhe në ditët më të vështira, edhe sot, dëshmuan përkrahjen e palëkundur për Liderin Haradinaj dhe për Aleancën.

“Faleminderit për përkrahjen dhe besimin tuaj të madh, ndaj meje si kryetar dhe ndaj kandidates për Asamble, Elmedina Sadikaj.Jemi bashkë dhe do të mbetemi gjithmonë bashkë” shkruan Ramosaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Në kuadër të takimeve me qytetarët, sonte u takova me banorët e fshatrave Maznik dhe Dashinoc.

Ashtu si gjithmonë, si në ditët më të vështira, edhe sot, ju dëshmuat përkrahjen tuaj të palëkundur për Liderin Haradinaj dhe për Aleancën.

Faleminderit për përkrahjen dhe besimin tuaj të madh, ndaj meje si kryetar dhe ndaj kandidates për Asamble, Elmedina Sadikaj.

Jemi bashkë dhe do të mbetemi gjithmonë bashkë!

#FLASIMmePUNË #AAK174

Sinqerisht,

I juaji,

Bashkim Ramosaj