Kryetari i Deçanit njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune nga AAK-ja, Bashkim Ramosaj, ka mbajtur sonte takim me artistë, këngëtarë, autorë, shkrimtarë, piktorë e krijues të fushave të ndryshme të artit e kulturës.
Ramosaj tha se biseduan me ta për rëndësinë e madhe që ka arti në jetën e një shoqërie dhe për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në ruajtjen e identitetit, trashëgimisë dhe shpirtit kulturor.
“Kultura do të mbetet gjithmonë ndër prioritetet tona kryesore, një pasuri që do ta kultivojmë me dashuri e përkushtim, për ta bërë Deçanin një vatër edhe më të gjallë arti e krijimtarie. Falënderim e respekt për secilin prej tyre për kontributin e çmuar që i japin Deçanit dhe kulturës së qytetit tonë” shkruan Ramosaj raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Sonte pata kënaqësinë të takohem me artistë, këngëtarë, autorë, shkrimtarë, piktorë e krijues të fushave të ndryshme të artit e kulturës sonë. 🎨📚
Biseduam për rëndësinë e madhe që ka arti në jetën e një shoqërie dhe për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në ruajtjen e identitetit, trashëgimisë dhe shpirtit tonë kulturor.
Kultura do të mbetet gjithmonë ndër prioritetet tona kryesore, një pasuri që do ta kultivojmë me dashuri e përkushtim, për ta bërë Deçanin një vatër edhe më të gjallë arti e krijimtarie. 📖🎭
Falënderim e respekt për secilin prej tyre për kontributin e çmuar që i japin Deçanit dhe kulturës së qytetit tonë.
#FLASIMmePUNË #AAK174 ✅
Me respekt,
Bashkim Ramosaj


