Lajme

Ramosaj: Sot ka filluar implementimi i projektit “Vendosja dhe mirëmbajtja e tabelave informuese, emërtimet e fshatrave dhe rrugëve”

10/10/2025 16:08
nga:Sh R

Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se sot ka filluar implementimi i projektit ‘Vendosja dhe mirëmbajtja e tableave informuese, emërtimet e fshatrave dhe rrugëve’, raporton GazetaBlic.

Ramosaj thotë se ky është një hap i rëndësishëm për orientimin më të lehtë të qytetarëve dhe vizitorëve, si dhe për përmirësimin e infrastrukturës komunale në përgjithësi.

Postim i plotë:

Sot ka filluar implementimi i projektit “Vendosja dhe mirëmbajtja e tabelave informuese, emërtimet e fshatrave dhe rrugëve.” 🏷️🚧

Ky është një hap i rëndësishëm për orientimin më të lehtë të qytetarëve dhe vizitorëve, si dhe për përmirësimin e infrastrukturës komunale në përgjithësi.

Falë këtij projekti, çdo rrugë e fshat i komunës sonë do të ketë identitet të qartë dhe standard të njëjtë informues.

#FLASIMmePUNË

BR