Lajme

Ramosaj shpreh ngushëllime për vdekjen e veteranit të UÇK-së- Ishte dëshmitar i gjallë i sakrificës për liri që gëzojmë!

11/22/2025 09:48
nga:Y I

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të veteranit të UÇK-së, Bashkim Nitaj, tragjikisht në vendin e punës.

Ramosaj tha se i ndjeri ishte njeri i respektuar, punëtor i palodhshëm dhe dëshmitar i gjallë i sakrificës për lirinë që gëzojmë sot.

“Në emër të Komunës së Deçanit dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nitaj, miqve, kolegëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur” shkruan Ramosaj në telegramin e ngushëllimit.

Telegrami i plotë i ngushëllimit:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëvendësit tonë, bashkëpunëtorit dhe veteranit të UÇK-së, Bashkim Nitaj, nga fshati Drenoc.

Bashkimi humbi jetën në vendin e tij të punës, në rrethana të rënda të cilat na kanë prekur të gjithëve. Ai ishte njeri i respektuar, punëtor i palodhshëm dhe dëshmitar i gjallë i sakrificës për lirinë që gëzojmë sot.

Në emër të Komunës së Deçanit dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nitaj, miqve, kolegëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur.

Qoftë i paharruar kujtimi për të.
BR