Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, së bashku me deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj, kanë qëndruar sot në Gllogjanin heroik.
Ramosaj u shpreh mirënjohës për entuziazmin dhe mbështetjen e madhe që mori.
“Vendi ku u frymëzuan me ideal e shpirt liridashës breza të tërë, vazhdon edhe sot të jetë burim frymëzimi, motivimi e vendosmërie në rrugën tonë të shtetndërtimit dhe të punëve të mira për vendin.Faleminderit për përkrahjen që po i jepni rrugëtimit tim si kryetar dhe kandidatit për Kuvend Komunal, Mustafë Selmanaj” shkruan Ramosaj raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Sonte, bashkë me Gjeneralin Daut Haradinaj, qëndruam në vendlindjen e tij, në Gllogjanin heroik!
Të nderuar e mirënjohës për entuziazmin dhe mbështetjen tuaj të madhe.
Vendi ku u frymëzuan me ideal e shpirt liridashës breza të tërë, vazhdon edhe sot të jetë burim frymëzimi, motivimi e vendosmërie në rrugën tonë të shtetndërtimit dhe të punëve të mira për vendin.
Faleminderit për përkrahjen që po i jepni rrugëtimit tim si kryetar dhe kandidatit për Kuvend Komunal, Mustafë Selmanaj.
Siç kemi qenë, do të jemi bashkë gjithmonë!
#FLASIMmePUNË #AAK174 ✅
Sinqerisht,
I juaji,
Bashkim Ramosaj


