Lajme

Ramosaj: Rruga Lëbushë–Strellc po zgjerohet, procesi i asfaltimit ka përfshirë Ratishin, Drenocin dhe Baballoqin!

09/05/2025 16:46
nga:Y I

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se rruga Lëbushë–Strellc po zgjerohet me dinamikë pune, ndërkohë që procesi i asfaltimit ka përfshirë Ratishin, Drenocin dhe Baballoqin.

Ramosaj tha se gjithandej në Deçan punimet po ecin me intensitet të lartë.

“Çdo ditë, projektet infrastrukturore janë në zhvillim të vazhdueshëm.Rruga Lëbushë–Strellc po zgjerohet me dinamikë pune, ndërkohë që procesi i asfaltimit ka përfshirë Ratishin, Drenocin, Baballoqin e shumë projekte të tjera, në çdo cep të Deçanit” shkruan Ramosaj raporton “Gazeta Blic”.

Njoftimi i plotë:

Gjithandej në Deçan, punimet po ecin me intensitet të lartë!

Çdo ditë, projektet infrastrukturore janë në zhvillim të vazhdueshëm.

Rruga Lëbushë–Strellc po zgjerohet me dinamikë pune, ndërkohë që procesi i asfaltimit ka përfshirë Ratishin, Drenocin, Baballoqin e shumë projekte të tjera, në çdo cep të Deçanit. BR