Lajme

Ramosaj: Rruga kryesore me 4 korsi, projekti që i ndryshoi fytyrën qytetit tonë!

09/19/2025 20:11
nga:Y I

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka ndarë pamje nga rruga kryesore e qytetit e ndërtuar me katër korsi.

Ramosaj tha se ky është projekti që i ‘ndryshoi fytyrën qytetit’.

“Deçani ka qenë gjithmonë shtëpia jonë. Nëpër këto rrugë kemi kaluar fëmijërinë, kujtimet tona, ditët e vështira dhe ato të gëzueshme. Por për të ecur përpara na duhej të ndryshonim zemrën e qytetit, rrugën kryesore, që bashkon çdo familje, çdo biznes, çdo njeri të këtij qyteti. Ky projekt nuk është vetëm asfalt, është besim që qytetarët na dhanë, është përkushtim i punëtorëve që punuan ditë e natë, është vendosmëria për t’a bërë Deçanin qytet modern ashtu siç e meritojnë të gjithë” thekson Ramosaj raporton “Gazeta Blic”.

Video e plotë: