Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka falenderuar të gjithë qytetarët për mikpritjen, respektin, vullnetin dhe gatishmërinë për t’i mbështetur me 12 tetor.
Ramosaj tha se gjatë këtyre dy muajve që ka zhvilluar takime me qytetarë ka ndarë me t’a ide e mendime si dhe kanë marrë kërkesa e sygjerime.
“Ju ftoj që të jemi bashkë, jo vetëm në këto 4 javë të fushatës zgjedhore, por edhe në 4 vitet e ardhshme të qeverisjes, për të ndërtuar një Deçan më të zhvilluar e më të bashkuar.Vetëm të bashkuar jemi të fuqishëm.Të bashkuar do të fitojmë bindshëm më 12 tetor” shkruan Ramosaj raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Gjatë këtyre dy muajve pata kënaqësinë të vizitoj çdo vendbanim, çdo lagje, shumë familje dhe ekonomi familjare.
Ishte një përjetim i veçantë të ndaj kafen e mëngjesit me ju, të bashkëbisedoj me strukturat e Aleancës, me aktivistët tanë, me bashkatdhetarë e me qytetarë të nderuar.
Nga zemra ju falënderoj për mikpritjen, respektin, besimin, vullnetin dhe gatishmërinë tuaj për të na mbështetur, që më 12 tetor të shënojmë fitoren më të madhe të Aleancës në Deçan.
Bashkë ndamë ide e mendime, u përgëzuam për punët që kemi realizuar dhe morëm kërkesa e sugjerime, të cilat i kemi përfshirë në Programin Qeverisës për 4 vitet e ardhshme.
Ju ftoj që të jemi bashkë, jo vetëm në këto 4 javë të fushatës zgjedhore, por edhe në 4 vitet e ardhshme të qeverisjes, për të ndërtuar një Deçan më të zhvilluar e më të bashkuar.
Vetëm të bashkuar jemi të fuqishëm.
Të bashkuar do të fitojmë bindshëm më 12 tetor!
#FLASIMmePUNË
#AAK174
#BashkimRamosajKryetar174


