Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka takuar banorët e Bellës, fshatit më të lashtë të kësaj komune, raporton Gazeta Blic.
“Kemi punuar me përkushtim që Belleja të marrë emrin që meriton, si një prej qendrave më tërheqëse të turizmit në gjithë trojet shqiptare e më gjerë. Ndihem krenar kur shoh çdo hap përpara, çdo ndërtim e zhvillim që i shërben këtij qëllimi”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
I nderuar me pritjen e Bellagjinjve, në fshatin më të lashtë të komunës sonë, në Belle!
Kemi punuar me përkushtim që Belleja të marrë emrin që meriton, si një prej qendrave më tërheqëse të turizmit në gjithë trojet shqiptare e më gjerë. Ndihem krenar kur shoh çdo hap përpara, çdo ndërtim e zhvillim që i shërben këtij qëllimi.
Gjatë këtij mandati kemi realizuar një pjesë të rëndësishme të infrastrukturës rrugore, ndërsa punimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e plotë. Po ashtu, edhe elektrifikimi do të përfundohet në tërësi.
Faleminderit nga zemra për mikpritjen e ngrohtë në truallin e familjes së Smajl Demushit (vëllezërit Ahmetaj) dhe për mbështetjen tuaj të sinqertë nga çdo familje.
Jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe bashkë do të vazhdojmë!
Sinqerisht,
I juaji,
Bashkim Ramosaj


