Lajme

Ramosaj prezanton projektin për sheshin e ri të qytetit: Këtu fillon transformimi – një Deçan modern!

10/06/2025 19:47
nga:G B

Bashkim Ramosaj, kandidat i AAK-së për kryetar të Deçanit, ka prezantuar projektin për sheshin e ri të qytetit, që do ta bëjë Deçanin modern, raporton Gazeta Blic.

“Këtu fillon transformimi i qytetit tonë, një hapësirë e re për relaks, shëtitje dhe aktivitete publike”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Sheshi i ri i qytetit – një Deçan modern!

Këtu fillon transformimi i qytetit tonë, një hapësirë e re për relaks, shëtitje dhe aktivitete publike.

Do të vazhdojmë të flasim me punë dhe puna fillon pikërisht nga sheshi!

#FLASIMmePUNË #AAK174