Lajme

Ramosaj: Përveç 1500 të infektuarve në Deçan, janë edhe mbi 80 sosh në Pejë

07/14/2021 16:44
nga:M K

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj është deklaruar përmes një konference për media për gjendjen në atë komunë, pas helmimit të qytetarëve në masë të madhe.

Ai u shpreh se deri më tani numri i pacientëve të helmuar ka kaluar mbi 1500.

Tutje ai kërkoi që të trajtohet rasti e të dihet se nga çka erdhi ky helmim në masë të madhe, pasi qytetarët kanë të drejtë ta dinë.

Ramosaj po ashtu tregoi që përveç Deçanit, ka edhe qytetarë të Pejës që janë helmuar.

“Dje kemi shpallur gjendje emergjente. Deri më tani numri i pacienteve e ka kalu mbi 1500. Dje kemi marrë rezultatet e IKSHPK, uji në aspektin kimik dhe biologjik është i përdorshëm dhe i pastër por që duhet bërë analiza shtesë që të dihen arsyet pse erdhi ky helmim.

Jemi të përkushtuar që kjo temë të trajtohet sepse qytetarët e këtij shteti e kanë të drejtën që dinë se pse ka ndodh.

Edhe në Rajonin e Pejës janë referu mbi 80 raste, jo nga QKMF e jonë por që kanë kërku ndihmë. Ka edhe klinika private që kanë trajtu pacient të tillë. Dje kemi pasur vëmendjen e institucioneve të shtetit. Kemi marrë ilaçe për trajtimin e kësaj sëmundje nga MSH”, u shpreh ai.