Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se komuna është përfituese e projektit WiFi4WB, mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane përmes programit EU4Digital, raporton GazetaBlic.
Projekti do të mundësojë internet publik falas në tre lokacione kryesore: qendrën e qytetit të Deçanit, Qendrën Informuese Turistike dhe Qendrën Rinore “Fetnete Ramosaj”.
Rrjeti do të vendoset nga Vala Telekomi i Kosovës dhe synon të përmirësojë qasjen në internet për qytetarët, turistët dhe të rinjtë e komunës.


