Lajme

Ramosaj nga Carrabregu i Epërm: Krenar për mbështetjen tuaj të palëkundur ndër vite, e tillë do të jetë edhe më 12 tetor

10/05/2025 20:33
nga:G B

Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, është pritur sonte me entuziazëm nga banorët Carrabregut të Epërm, raporton Gazeta Blic.

“Ndihem krenar për mbështetjen tuaj të palëkundur ndër vite, e që e tillë do të jetë edhe më 12 tetor”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Sonte, si gjithmonë, entuziazëm dhe përkrahje e jashtëzakonshme për Aleancën dhe numrin fitues 174 nga banorët e Carrabregut të Epërm!

Ndihem krenar për mbështetjen tuaj të palëkundur ndër vite, e që e tillë do të jetë edhe më 12 tetor.

Faleminderit për besimin që po i jepni rrugëtimit tim si kryetar dhe kandidatit tonë për Kuvend Komunal, Armend Loshaj.

Siç kemi qenë deri më sot, do të jemi bashkë gjithmonë!

#FLASIMmePUNË #AAK174

Me respekt,

I juaji,

Bashkim Ramosaj