Kryetari i Deçanit njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune nga AAK-ja në zgjedhjet e 12 tetorit, Bashkim Ramosaj, ka mbajtur takim me banorë të Isniqit.
Ramosaj tha se kishte entuziazëm dhe vullnet të madh nga banorët e këtij lokaliteti për fitoren e madhe më 12 tetor.
“Besimi në vizionin dhe programin politik të AAK-së ka qenë dhe mbetet i palëkundur në çdo cep të komunës së Deçanit!Faleminderit nga zemra Isniq, për besimin e dhënë ndaj meje si kryetar dhe ndaj kandidatëve për Asamble, Muhamet Bojkaj dhe Mentor Januzaj” shkruan Ramosaj raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Entuziazëm dhe vullnet i madh në Isniq, i shprehur sonte nga takimi i ngrohtë me banorët e këtij lokaliteti, për fitoren e madhe më 12 tetor.
Besimi në vizionin dhe programin politik të AAK-së ka qenë dhe mbetet i palëkundur në çdo cep të komunës së Deçanit!
Faleminderit nga zemra Isniq, për besimin e dhënë ndaj meje si kryetar dhe ndaj kandidatëve për Asamble, Muhamet Bojkaj dhe Mentor Januzaj.
Do të jemi bashkë gjithmonë! 🤝
#FLASIMmePUNË #AAK174 ✅
Sinqerisht,
I juaji,
Bashkim Ramosaj


