Lajme

Ramosaj mirëpret motoristët e “Liria ka Emër” në Gllogjan: Mesazh për drejtësi dhe të vërtetën e UÇK-së

10/15/2025 16:18
nga:Genita C

Sot në Gllogjan, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, mirëpriti motoristët e platformës “Liria ka Emër”, të cilët po nisin një marsh simbolik drejt Hagës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, raporton GazetaBlic.

Ramosaj e cilësoi këtë nismë si një mesazh të fuqishëm për drejtësi, respekt dhe mbrojtje të së vërtetës së luftës çlirimtare.

Ai falënderoi motoristët në emër të qytetarëve të Deçanit, duke u uruar rrugë të mbarë dhe kthim të sigurt.