Lajme

Ramosaj: Mësuesja Ryve Lokaj la pas një kujtim të paharruar dhe një kontribut të çmuar në arsimimin e shumë brezave

10/10/2025 15:22
nga:Sh R

Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, thotë se sot në mbledhjen komemorative i dhamë lamtumirën e fundit mësueses së nderuar Ryve Lokaj, e cila la pas një kujtim të paharruar dhe një kontribut të çmuar në arsimimin e shumë brezave.

Ramosaj thotë se figura e saj do të kujtohet gjithmonë me respket, përkushtim dhe dashurinë që tregoi ndaj nxënesve dhe profesionit të saj fisnik.

Postimi i plotë:

Sot në mbledhjen komemorative i dhamë lamtumirën e fundit mësueses së nderuar Ryve Lokaj, e cila la pas një kujtim të paharruar dhe një kontribut të çmuar në arsimimin e shumë brezave.

Figura e saj do të kujtohet gjithmonë me respekt, përkushtim dhe dashurinë që tregoi ndaj nxënësve dhe profesionit të saj fisnik.

Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër.

Me respekt,

Bashkim Ramosaj