Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit njëherësh kryetar i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, ka ndarë pamje të transformimit të lumit, ‘Lumbardh’ të këtij qyteti.
Ramosaj tha se “Lumbardhi është zemra e Deçanit”.
“Ky është Lumbardhi ynë, zemra e qytetit të Deçanit.Gjatë mandatit tim e kthyem këtë bukuri natyrore në një vend ku secili prej nesh mund të pushojë, ecë dhe të kalojë kohën me familjen e vet. Ky nuk është thjesht një projekt, është një hapësirë ku natyra dhe qyteti bashkohen për të krijuar kujtime. Ky është Deçani ynë dhe bashkë do t’a bëjmë edhe më të bukur” tha Ramosaj krahas videos së shpërndarë raporton “Gazeta Blic”.
Video e plotë:


