Lajme

Ramosaj: Kujdesi për shëndetin nuk është asnjëherë i tepërt!

10/09/2025 15:28
nga:Sh R

Kryetari i Deçanit njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune nga AAK-ja për zgjedhjet e 12 tetorit, Bashkim Ramosaj, tregoi se sot mirëpriten Karvanin Shëndetësor, raporton GazetaBlic.

Ramosaj thotë se kjo nismë e dobishme solli informim, kujdes dhe ndërgjegjësim për shëndetin e qytetarëve.

Ai thotë se kujdesi për shëndetin nuk është asnjëherë i tepërt.

Postimi i plotë:

Sot në Deçan u mirëprit Karvani Shëndetësor. 🚐🩺

Një nismë e dobishme që solli informim, kujdes dhe ndërgjegjësim për shëndetin e qytetarëve tanë.

Faleminderit profesionistëve shëndetësorë për punën e tyre të palodhshme dhe qytetarëve që morën pjesë me interesim të madh.

Kujdesi për shëndetin nuk është asnjëherë i tepërt! 💙

BR