Kryetari i Deçanit njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune nga AAK-ja në zgjedhjet e 12 tetorit, Bashkim Ramosaj, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Deçan ku u mirprit nga kryetari, Naser Tolaj dhe nga imamët e kësaj komune.
Ramosaj ka shprehur mirënjohjen e thellë për punën dhe përkushtimin e tyre të palëkundur dhe ka vlerësuar bashkëpunimin e tyre të çmuar.
“Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan përfaqëson një shembull të shkëlqyer të përkushtimit dhe angazhimit në shërbim të besimtarëve myslimanë, duke ruajtur dhe promovuar vlerat e Islamit, ashtu siç e thotë libri i shenjtë Kurani dhe tradita profetike” shkruan Ramosaj raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan përfaqëson një shembull të shkëlqyer të përkushtimit dhe angazhimit në shërbim të besimtarëve myslimanë, duke ruajtur dhe promovuar vlerat e Islamit, ashtu siç e thotë libri i shenjtë Kurani dhe tradita profetike!
Sot, gjatë vizitës në këtë institucion të nderuar dhe me rëndësi të veçantë, u mirëprita nga Kryetari z. Naser ef. Tolaj, si dhe nga imamët e respektuar të komunës sonë.
Me këtë rast, shpreha mirënjohjen time të thellë për punën dhe përkushtimin e tyre të palëkundur dhe vlerësova bashkëpunimin e tyre të çmuar!
Me respekt të thellë,
Bashkim Ramosaj


