Lajme

Ramosaj: Kanë filluar punimet për asfaltimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave në fshatin Isniq

09/16/2025 15:13
nga:Y I

Kryetari i Deçanit njëherësh kandidat i AAK-së për kryetar në zgjedhjet e 12 tetorit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se kanë filluar punimet për asfaltimit e të gjitha rrugëve dhe rrugicave në fshatin Isniq.

Ramosaj tha se rrugët e reja do të lehtësojnë jetën e përditshme, qarkullimin dhe do t’i japin fshatit një pamje edhe më të bukur dhe më dinjitoze.

“Punimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave të fshatit dhe shumë shpejt do të gëzojmë një infrastrukturë të re dhe të qëndrueshme për shumë vite.Urime për të gjithë banorët” shkruan Ramosaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të fshatit Isniq,

Me kënaqësi ju njoftoj se kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugëve dhe rrugicave në fshatin tuaj.

Rrugët e reja do të lehtësojnë jetën e përditshme, qarkullimin dhe do t’i japin fshatit një pamje edhe më të bukur dhe më dinjitoze.

Punimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave të fshatit dhe shumë shpejt do të gëzojmë një infrastrukturë të re dhe të qëndrueshme për shumë vite.

Urime për të gjithë banorët!

#FLASIMmePUNË

BR