Lajme

Ramosaj: Ju ftoj t’i bashkoheni platformës qeverisëse të AAK-së – që bashkë t’ia arrijmë qëllimit tonë

10/11/2025 20:46
nga:Sh R

Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, thotë se falë qytetarëve të Deçanit këto ditë të fushatës kanë qenë ndër më të bukurat, raporton GazetaBlic.

Ramosaj falenderon qytetarët për besimin dhe përkrahjen e sinqertë që I kanë dhënë forcë këto ditë.

Ai i fton qytetarët që ti bashkohen platformës qeverisëse të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që bashkë t’ia arrijmë qëllimit tonë, ta bëjmë Deçanin qytetin që gjithmonë e kemi ëndërruar.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur të Deçanit,

Falë jush, këto ditë të fushatës kanë qenë ndër më të bukurat për mua.

Kam pasur nderin t’ju takoj në çdo fshat e lagje, në biznese e institucione.

Në familjet tuaja jam pritur si në familjen time, me dashni, respekt dhe shumë zemër. ❤️

Faleminderit për besimin që ma keni dhënë, për përkrahjen e sinqertë dhe fjalët e mira që më kanë dhënë forcë çdo ditë.

Ju ftoj të gjithëve, pa dallim, që nesër, më 12 tetor, ta shfrytëzoni të drejtën tuaj kushtetuese për të votuar. 🗳✅

Unë kam vendosur që këtë mision ta vazhdoj bashkë me ju.

Andaj, ju ftoj t’i bashkoheni platformës qeverisëse të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të mbështesni listën tonë të kandidatëve për Asamble, që bashkë t’ia arrijmë qëllimit tonë, ta bëjmë Deçanin qytetin që gjithmonë e kemi ëndërruar.

Votoni Bashkim Ramosaj – numri 174 ✅

Me përulje dhe mirënjohje të thellë,

I juaji,

Bashkim Ramosaj