Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar hapjen e konkursit për ndarjen e bursave për studentët e nivelit bachelor për vitin akademik 2024/2025, raporton GazetaBlic.
Të drejtë aplikimi kanë studentët që studiojnë në universitetet publike në Kosovë dhe jashtë saj. Afati për aplikim është nga 10 deri më 30 shtator 2025.
Aplikacionet dorëzohen në zyrën pritëse të komunës, ndërsa kriteret dhe dokumentet gjenden në uebfaqen zyrtare të komunës.


