Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune, që të bashkohen nesër në tubimin përmbyllës të fushatës, raporton Gazeta Blic.
“Nesër në ora 18:00, ju presim në palestrën sportive “Ruzhdi Ramosaj”, ka thënë ai.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë të Deçanit,
Nesër takohemi në tubimin fitues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës!
Ejani bashkë të dëshmojmë forcën, besimin dhe dashurinë për qytetin tonë!


