Pas shpalljes së fitores në zgjedhje, Bashkim Ramosaj, kryetar i Deçanit, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e fuqishme të mërgatës, raporton GazetaBlic.
Në një postim, ai u shpreh: “Faleminderit mërgatë! Votat tuaja e vulosën fitoren tonë të madhe!”
Ramosaj theksoi se dashuria për vendlindjen nuk njeh kufij dhe se kjo fitore është edhe e mërgatës, duke u zotuar për përfaqësim të denjë.


