Bashkim Ramosaj, kandidat i AAK-së për kryetar të Deçanit, ka falënderuar fshatrat Beleg e Ledina për mbështetjen e tyre ndaj tij dhe Aleancës, raporton Gazeta Blic.
“Mirënjohje e veçantë për besimin ndaj meje si kryetar dhe ndaj kandidatëve për Asamble, Afrim Demhasaj, Armend Loshaj dhe Sadri Zukaj”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Si gjithmonë edhe sonte, Belegu dhe Ledina dëshmuan mbështetjen e fuqishme për Aleancën dhe numrin 174 !
Faleminderit nga zemra për përkrahjen tuaj dhe për besimin që po i jepni punës sonë!
Mirënjohje e veçantë për besimin ndaj meje si kryetar dhe ndaj kandidatëve për Asamble, Afrim Demhasaj, Armend Loshaj dhe Sadri Zukaj.
Do të jemi bashkë gjithmonë!
Sinqerisht,
I juaji,
Bashkim Ramosaj


