Lajme

Ramosaj: Ansambli “Deçani” fiton tri çmime të rëndësishme në Festivalin “Fol Fest” në Shtime

09/15/2025 13:48
nga:G B

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, sërish kandidat për të parin e kësaj komune, ka thënë se Deçani vazhdon të shkëlqejë në kulturë e art, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se Ansambli “Deçani” është vlerësuar me tre çmime të rëndësishme në Festivalin “Fol Fest” në Shtime.

Postimi i tij i plotë:

Në Festivalin “Fol Fest” në Shtime, talenti dhe puna e palodhur e artistëve tanë të Ansamblit “Deçani” janë vlerësuar me tre çmime të rëndësishme:

Vendi i parë për Ansamblin

Këngëtari më i mirë – Mustafë Ramaj

Këngëtarja më e mirë në interpretimin e këngëve të bjeshkës – Fatjeta Tahiraj

Ky sukses është dëshmi e pasionit dhe përkushtimit të rinisë dhe artistëve tanë. Deçani vazhdon të shkëlqejë në kulturë dhe art!

Krenar me ju!

BR