Sporti

Ramos tregon idhullin e tij, kritikon shumë mediat

12/08/2021 16:20
nga:Mergim Rreci

Sergio Ramos zbuloi se ai nuk kishte vetëm një idhull kur ishte i ri, por se i pëlqenin shumë lojtarë.

“Idhulli im? Unë kisha dy ose tre, por do të thosha se ishte Claudio Caniggia ose Fernando Redondo”, tha reprezentuesi spanjoll, duke folur për Amazon Prime, përcjell GazetaBlic Sport.

Qendërmbrojtësi pranon se ka ende disa probleme me shtypin dhe gazetat sidomos në Francë.

“Ata thonë shumë gënjeshtra. Kur shkoj me pushime thonë se jam në një vend dhe në fakt jam në një tjetër”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/