PSG ka fituar dje ndaj St Etienne me rezultat 1-3.
Lionel Messi kandidati për ‘Topin e Artë‘ edhe për këtë vit shkëlqeu duke asistuar në 3 golat e shënuar nga skuadra e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes ish rivali kryesor i Messit te Barcelona, Sergio Ramos me të cilin kishin duele të ashpëra sa luanin në ‘El Clasico’ deklaroi se e mbështetë Messin në garë për ‘Topin e Artë’.
“Po, sigurisht [shpresoj që ai të fitojë]”, tha Ramos për ‘ESPN’ përpara ceremonisë së kësaj jave. “Unë do të mbroj djemtë e ekipit tim. I uroj atij gjithë fatin e botës.
“Ai është në formë të mirë dhe mendoj se ai është lloji i lojtarit që me të vërtetë bën diferencën. Ai është një lojtar unik dhe është një privilegj ta kesh atë në ekip.
“Unë mendoj se pak nga pak, secili prej nesh do të sjellë cilësinë e tij për ta bërë Paris Saint-Germain edhe më të madh dhe për të arritur gjërat që duam të arrijmë”.
/GazetaBlic Sport/


