Sporti

Ramos qëndron në Francë? PSG i ofron rinovimin, por me ulje page

03/22/2023 23:48
nga:Lorik J

Sergio Ramos me shumë mundësi do të vazhdojë qëndrimin e tij në Francë te Paris Saint-Germain

Ish-kapitenit të Real Madridit shumë shpejt i skadon kontrata, megjithatë vullneti i të dyja palëve duket se është që të vazhdojnë bashkëpunimin, por me një “variabël” të ri të shtuar nga klubi.

Sipas asaj që raportojnë mediet spanjolle, në lidhje me politikën e reduktimit të pagave të zbatuar nga klubi parizien, mbrojtësi spanjoll do të kishte një shans të madh për të qëndruar në “Parc des Princes” vetëm nëse pranon një ulje të pagës.

Në këtë drejtim, brenda pak javësh pritet një takim mes palëve për të diskutuar detajet e fundit të rinovimit./ss